Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte, drejtori i QS jep detaje

Qendra e Studentëve ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2023/2024

Drejtori i Konvikteve, Visar Behaj

Qendra e Studentëve ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimit e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2023/2024.

Në lidhje me këtë temë, rreth procedurave të aplikimit dhe pranimit të studentëve në Qendrën e Studentëve, në konvikt dhe mensë, në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka diskutuar drejtori i kësaj qendre, Visar Behaj.

Në këtë konkurs do të pranohen 1500 studentë.

Konkursi për pranim në QS dhe mensë është hapur më 12 shtator dhe zgjat deri më 18 shtator.

Disa nga kriteret janë se duhet të jetë student i UP-së dhe duhet të jetë së paku 25 km larg nga Prishtina.

“Qendra e Studentëve sot e ka hapur konkursin për aplikim për vende në konvikte dhe do të zgjasë deri më datë 18 shtator. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që janë studentë të rregullt të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe që janë më larg se 25 km nga qyteti i Prishtinës. Aplikimi i studentëve luhat numri nga viti në vit, ndërsa vitin që lamë pas, Behaj ka theksuar se kanë aplikuar 5900 studentë, duke përfshirë edhe ushqimin në mensë”, ka thënë Behaj.

Sipas Behaj, pranimi i studentëve banues në konvikt bëhet sipas disa kritereve, por për studentët e drejtimeve si Fakulteti i Mjekësisë, FSHMN-ja dhe Fakulteti Teknik e që kanë notë mesatare mbi 9.0 pranohen me automatizëm. Ndërsa, studentët e tjerë me notë mesatare 9.5 pranohen të jenë banues të qendrës së studentëve.

  • Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve që fitojnë.
  • Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht numrit të pikëve të fituara.
  • Studentët për notë mesatare fitojnë (varësisht nga nota mesatare)…..….5 – 15 pikë
  • Largësia nga Komuna e Prishtinës………………………………2 – 10 pikë
  • Studentët jashtë territorit të Republikës për largësi marrin……15 pikë
    Studentët me status të vaçant për pikë shtesë sipas kategorive:
  • student (fëmijë) i dëshmorit —————————10 pikë
  • student (fëmijë) i prindit invalid të luftës ————-5 pikë
  • student, prindi i të cilit është veteran i luftës —– —-3 pikë
  • student i të pagjeturit ———————————-5 pikë
  • student invalid civil i luftës —————————-5 pikë
  • student i prindit martir nga lufta ———————-4 pikë
  • student me aftësi të kufizuara ————————-6 pikë
  • student i të burgosurit, politik ————————-4 pikë
  • student me asistencë sociale ————————–4 pikë
  • dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS ….3 pikë

Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojnë pikë shtesë, duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar (vërtetimin) nga :

  • Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore Prishtinë
  •  Shoqata e personave me Aftësi të Kufizuara – Hendikos, zyra qëndrore Prishtinë.
  •  Shoqata e familjeve të dëshmorëve – Selia qëndrore në Prishtinë
    .Studenti i prindit martir nga lufta, student i të pagjeturit, student invalid civil i luftës vendimi i MPMS dhe çertifikata e bashkësisë familjare.
  •  Studentët , prindërit e të cilëve janë veteran të Luftës , e të cilët marrin pagë nga Buxheti i Republikes së Kosovës, e ngarkojnë çertifikatën e veteranit të prindit , të lëshuar nga Qeveria e Republikes së Kosovës, ndërsa studentët prindërit e të cilëve nuk marrin pagë nga Buxheti i Republikes së Kosovës nuk kanë nevoj t’a bëjnë ngarkimin e çertifikatës së prindit veteran, sepse pikët i’u llogariten nga vet sistemi, nga të dhënat e MPMS.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika