Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, por kosovarët ankohen për ndalesa

Edhe pas vendimit të Ministrive të Brendshme të të dy shteteve lidhur me kufirin, dakordim që nuk u zbatua në tërësi. qytetarët janë ankuar për kontrollat e bëra nga policia e Shqipërisë

Të shtunën e 25 qershorit ka nisur heqja e kontrollit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë pas marrëveshjes së kësaj jave ndërmjet dy qeverive. Megjithatë disa shtetas të Kosovës që ia mësynë bregdetit shqiptar u ndaluan për kontroll nga policia shqiptare.

I qetë e pa kolona ishte të shtunën kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipëri në Morinë.

Veturat në hyrje-dalje po kalojnë pa vonesa. Kjo pas marrëveshjes mes dy qeverive  e cila heq kontrollet kufitare gjatë fundjavave të muajve të verës.

Por, ky dakordim nuk u zbatua në tërësi.

Me një vendim të dy qeverive shqipfolëse në të gjitha festat dhe ditëve të vikendit që nga qershori deri në shtator nuk do të ketë ndalje të veturave në kufirin Kosovë-Shqipëri. Megjithëse nga ajo që pamë sot ndalje të kohëpaskohshme ka pasur në hyrje të Shqipërisë, por jo edhe në atë të Kosovës.

Heqjen e kontrollit e kanë mirëpritur kosovarët që shkuan në shtetin amë.

“Shumë mirë ja kanë bërë, bile unë jam i idesë që të hiqet krejt ky kufi, po shumë mirë kanë bërë sepse shtune diele viijnë gjithë kosovarët andej nga Shqipëria për plazh dhe pse të ndalojnë këtu”, ka thënë një qytetar.

“Shumë, shumë mirë, perfekt “, thotë një tjetër.

Por jo të gjithë e kanë vërejtur këtë ndryshim. Qytetarë të tjerë thonë u janë kërkuar dokumentet.

“Andej kur kam shku për Shqipëri kam dhënë dokumentat normal si cdo herë, ndërkaq pjesa e Kosovës nuk kanë kërku asgjë”, thotë një qytetar.

“Lehtësim thjesht nuk kisha rradhë sepse nuk kisha makina, por dokumentin e dorëzuam”, thotë një tjetër.

Ndër të tjerët, një qytetar ka thënë se “Mirë shumë vec pjesa e dokumentave letërnoftimave dhe pasaportave përndryshe policia të ndal me shiku dokumentat e sigurimit dhe regjistrimit të veturës”.

Ministritë e Brendshme të të dy shteteve kanë thënë se ky vendim është marrë për të mos u krijuar radhë në të dyja anët e kufirit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika