Hapet një rast “hetim i vdekjes” në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar në polici vdekjen e babait të tij. Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatur në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor. Njoftimi i plotë i policisë: HETIM I VDEKJES/Prishtinë 13.03.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se babai […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar në polici vdekjen e babait të tij.
Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatur në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Prishtinë 13.03.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit është hapur rasti dhe trupi i pajetë u është liruar familjarëve.















