Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2022”

Për herë të parë në Kosovë, është hapur Panairi i turizmit “Kosova 2022”, në të cilin morën pjesë qindra pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit. Aty u tha se ky panair është mënyra më e mirë për promovimin e turizmit

Organizata të ndryshme turistike nga shtatë shtete të rajonit ishin pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili është hapur sot në Prishtinë.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, njëherit nikoqir, Baki Hoti ka thënë se qëllimi i këtij panairi është promovimi i turizmit të Kosovës si dhe krijimi i lidhjeve më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon.

“Qëllimi jonë kryesor është të krijojmë ambient ku këto biznese mund të bashkëpunojnë mes vete, mund të diskutojnë, mund të takohen dhe t’i shkëmbejnë idetë dhe projektet e tyre, me qëllim që Kosova të përfshihet sa më tepër në paketat ballkanike”, ka thënë kryetar i Unionit të Turizmit, Baki Hoti.

Përveç përfaqësuesve të organizatave turistike e ambasadorëve nga vende të ndryshme, pjesëmarrëse në hapjen e këtij panairi, ishte edhe Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ajo ka thënë se turizmi mbetet sektori më me prioritet në ministrinë që udhëheq.

“Duke e ditur që turizmi është një sektor që sjellë stabilitet për shtetin tonë, është një sektor që sjellë punësim, që sjellë garanci për të rinjtë tanë që të ketë më shumë vende pune, unë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kam vendosur turizmin si një ndër prioritetet kyqe, në ministrinë që drejtoj”, ka thënë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Këtë panair si një mundësi shumë të mirë për promovimin e turizmit, e shohin edhe kryetarët e organizatave turistike shqiptare.

“Ky panair ishte shumë i domosdoshëm, pasi ne jemi mësuar shpesh që të kemi disa lloje panairesh, ndoshta edhe komercial, mirëpo ky lloj panairi nuk ka lidhje fare me komercialen, por për të promovuar turizmin”, ka thënë president i Unionit të Turizmit Shqiptar, Rrahman Kasa.

Sipas kryetarit të Organizatës Turistike në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, kosovarët njohin shumë mirë Ulqinin.

“Ju Kosova e njihni Ulqinin më mirë se unë dhe vetë ulqinakët, sepse turisti, mysafiri ka qef të gjurmojë disa vende që as ne nuk i dimë”.

Përgjatë dy ditëve sa edhe do të jetë i hapur ky panairdo të nënshkruhet edhe memorandumi për bashkëpunim mes Unionit të Turizmit të Kosovës dhe Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit në Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika