Hapet pika e re kufitare Glloboçicë – Jazhincë, vetëm me një kontroll për qytetarët
Është inauguruar pika e re kufitare Glloboçicë – Jazhincë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila do të funksionojë me kontroll të vetëm për qytetarët e të dyja vendeve. Kjo është pika e dytë e këtij lloji, pas asaj në Han të Elezit – Bllacë, që u hap në prill të këtij viti. “Nga […]
Është inauguruar pika e re kufitare Glloboçicë – Jazhincë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila do të funksionojë me kontroll të vetëm për qytetarët e të dyja vendeve.
Kjo është pika e dytë e këtij lloji, pas asaj në Han të Elezit – Bllacë, që u hap në prill të këtij viti.
“Nga sot qytetarët tanë dhe ata të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli kufitar në Glloboçicë – Jazhincë”, ka njoftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, si dhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.
Sveçla ka theksuar se kjo pikë kufitare do të funksionojë me parimin “hyrje-hyrje”, njësoj si në Han të Elezit, ku kontrolli kryhet njëherësh për të dy shtetet.
“Ky hap tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë është dëshmi e radhës mbi bashkëpunimin e suksesshëm që gëzojnë shtetet tona dhe ministritë tona të brendshme. Mbi vlerat më të mira do të vazhdojmë punën e përbashkët që ndikon edhe në ngritjen e sigurisë për vendet tona dhe për mbarë rajonin tonë”, ka shkruar tutje ai.















