Hapet rruga për në Banjskë
Hyrje – daljet në fshatin Banjskë të Zveçanit janë duke u lejuar vetëm pas kryerjes së kontrollimit nga Policia e Kosovës. Rruga që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit tashmë është hapur. Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor për rajonin e Veriut. Ai ka bërë thirrje për evitimin e malit […]
Hyrje – daljet në fshatin Banjskë të Zveçanit janë duke u lejuar vetëm pas kryerjes së kontrollimit nga Policia e Kosovës.
Rruga që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit tashmë është hapur.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor për rajonin e Veriut.
Ai ka bërë thirrje për evitimin e malit për shkaqe sigurie ndonëse ekziston rreziku nga mjetet e pashpërthyera eksploduese.
“Sot nga ora 12.00 Gazetarët dhe të tjerë janë të lirë me hy në Banjska me vërejtjen se duhet të kenë kujdes dhe mos ta frekuentojnë malin për arsye të sigurisë. Vërejtje: Ende ekziston rreziku nga mjetet e pashpërthyera eksploduese prandaj në ditët në vijim do të ketë kontrolle të tjera nga njësit përkatëse të specializuara në vende të dyshimta”, tha ai.

Kështu raporton ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron afër rrugës që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Më 24 shtator, në këtë fshat Policia është përleshur me një grup të armatosur dhe për pasojë ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues.
Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, në pasditen e së martës.
Grupi, që fillimisht sulmoi Policinë e cila që po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në manastirin e Banjskës prej ku vazhdoi sulmet ndaj Policisë.
Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që tha se i gjeti në Banjskë. Po ashtu, më 26 shtator, autoritetet e rendit bënë të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.















