Hapet rruga për procesin e Vettingut, sfidë konsiderohet votimi në Kuvend

Pasi Kushtetuesja i dha dritën e gjelbër shumicës amendamenteve të procesit të vettingut, sfidë po konsiderohet votimi i tyre në Kuvend, meqë ato kërkojnë votën e dy të tretës së deputetëve. Vendimi i Kushtetueses po konsiderohet që ka hapur rrugën e fillimit të një prej proceseve më të mëdha në fushën e drejtësisë

Gati 10 muaj iu deshën Kushtetueses për të dalë me një vendim sa i përket kushtetutshmërisë së amendamenteve për procesin e Vettingut.

Megjithë pritjen, drita e gjelbër u dha, ku në vendimin e një dite më parë Gjykata Kushtetuese tregoi se nuk gjeti shkelje në shumicën e amendamenteve të vettinugt për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këtë e mirëpriti ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke deklaruar se reforma e thellë në drejtësi do të bëhet.

Por sfidë do të jetë kalimi i këtyre amendamenteve në Kuvend thotë avokati Ylli Zekaj, pasi për miratimin e tyre nevojitet votat e 2/3 së deputetëve.

Përderisa Gëzim Shala nga IKD thotë se është hapur rruga për një ndër proceset më të mëdha në drejtësi, ai tregon pse njëri nga amendamentet u kundërshtua nga Kushtetuesja.

Amendamentet e vettingut në drejtësi, në Kushtetuese i pati dërguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca përderisa aktgjykimi në fund thekson që nuk është kontestuese që pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe sistemit prokurorial janë parime thelbësore të rendit kushtetues të Kosovës, e cila bazohet në vlerat e sundimit të ligjit dhe të demokracisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika