Hapet rrugë për shpalljen e rezultateve përfundimtare, kritikohet KQZ-ja për vonesa

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur për ankesën e fundit sa i përket numërimit të votave. Kështu, e ka hedhur poshtë ankesën e disa partive të minoriteteve dhe i ka hapur rrugë KQZ-së që t’i shpall rezultatet përfundimtare. E pikërisht për vonesat dhe dyshimet për manipulime po fajësohet ky institucion nga organizata monitoruese të zgjedhjeve.

Rinumërimi i fundit i kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa përfundoi pasditen e së mërkurës.

E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte në pritje të shqyrtimit edhe të një ankese për këtë proces që e dorëzoi në Gjykatën Supreme koalicioni nga minoritetet PDAK-LPB-së.

Supremja këtë ankesë e ka cilësuar si ‘të pathemeltë” dhe kështu i ka hapur rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Krejt këto i ka përcaktuar Ligji për Zgjedhjet.

“Para thirrjes së mbledhjes për shpalljen e rezultateve, KQZ do të marrë konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme nëse në këto institucione kanë ndonjë ankesë që kërkon vendimmarrjen e tyre dhe nëse KQZ mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, kanë thënë nga KQZ-ja.

Por, dikush e ka një ankesë për krejt këto zvarritje e dyshime që kanë ardhur pas më shumë se një muaji nga zgjedhjet.

Në organizatën “Demokracia në Veprim”, që ka monitoruar procesin zgjedhor, thonë se digjitalizimi i këtij procesi do të evitonte ankesat e dyshimet për manipulime.

“Siç duket KQZ-ja duket ta rimendoj edhe njëherë sistemin e administrimit, numërimit dhe rinumërimit të votave. Ndoshta është koha që të shkojmë në një sistem digjital në mënyrë që të evitohen të gjitha këto parregullsi. Por duket qartë se ndërmjet dorës së njeriut po shkaktohen dhe dyshohet për manipulime”, ka thënë Vullnet Bugaqku.

Të fundit vota që u rinumëruan në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ishin disa nga votat me postë të cilat paraprakisht ishin shpallur të pavlefshme nga komisionerët dhe vëzhguesit.

Pas këtij procesi, doli se mbi 1 mijë votime që ishin shpallur të pavlefshme nga votat me postë, tani pas rivlerësimit janë cilësuar si të vlefshme.

Shija e redaktorit

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Të fundit nga rubrika