Hapet sërish konkursi për pranimin e policëve në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur prapë konkurs për pranimin e policëve në veri, pas dorëheqjes së rreth 500 serbëve në nëntor të vitit të kaluar

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur prapë konkurs për pranimin e policëve në veri, pas dorëheqjes së rreth 500 serbëve në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, konkursi do të jetë i hapur nga nesër, 19 prilli, dhe do të zgjasë deri më 12 maj.

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë personat nga mosha 18 deri në 30 vjeç dhe që i takojnë minoriteteve në Kosovë.

Policia ka hapur konkurs edhe në fillim të këtij viti për pranimin e policëve në veri. Konkursi qe paraparë të mbyllej më 26 janar, por u shty deri më 10 shkurt. Në këtë konkurs kanë aplikuar 140 persona nga 500 sa ishte kërkesa.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika