Hapet “Shkolla Shqipe”në Affoltern të Zyrihut

Është hapur pika e re e "Shkollës Shqipe" në Affoltern të Zyrihut, në Zvicër me qëllimin që fëmijët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe

Mësuesi Vaxhid Sejdiu së bashku me nxënësit e ”Shkollës Shqipe” në Affoltern të Zyrihut

“Shkolla Shqipe”, është hapur të hënën e 5 shtatorit në në Affoltern të Zyrihut, në Zvicër.

Kjo shkollë gjatë dy vjetëve të fundit ka arritur t’i thyej të gjitha parashikimet me hapjen e pikave të reja shkollore dhe sensibilizimin e prindërve shqiptarë në angazhimin e tyre rreth organizimit sa më të mirë të shkollave shqipe.

Qëllimi i “Shkollës Shqipe” është që fëmijët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.

“Shkolla Shqipe” në Afffoltern të Zyrihut në bazë të fjalëve të prindërve shumë shpejt pritet të shndërrohet në çerdhe të vërtetë të dhjetëra e dhjetëra fëmijëve shqiptarë.