Hapet thirrja publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, konkursi i hapur deri më 17 shkurt

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrjen publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Agjencia e Kosovës për Akreditim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrjen publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

“Të drejtën për të nominuar apo vetnominuar për anëtarë të KSHC-së, e kanë të gjithë personat juridikë të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nagavci.

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se të nominuarit duhet t’i plotësojnë disa kushte. Kushti i parë që duhet të plotësojnë është të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.

“2. Të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akademike ose (10) vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;  3. Në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, duhet të kenë vendimin për njohje ose dëshminë e aplikimit për njohje të diplomës nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës; 4.Të kenë njohuri të gjuhës angleze”, thuhet në njoftimin e ministres Nagavci.

Tutje ministrja Nagavci kia njoftuar se afati për nominime do të jetë deri më 17 shkurt të këtij viti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika