Hapet thirrja, tetë milionë euro është shuma e grantit për performancë komunale

FOTO:KP

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka lansuar thirrjen për hapjen e procedurave për raportim nga komunat për Grantin e Performancës Komunale.

Ky grant do të ketë vlerën rreth tetë milionë euro, ku do të mbulohet nga qeveria e donatorët.

Në konferencën e MAPL-së u tha se këtë vit vlerësimi do të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ.

Zëvendëssekretari i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Jeton Qela, tha se këtë vit do të jetë edhe më publik procesi i nisjes së procedurave për raportimit nga komunat.

“Tash do ta fillojmë lansimin e thirrjes për grantin e performancës. Një ndër arsyet pse e kemi thirrur këtë konferencë edhe në mënyrë pak më solemne është se sivjet vlerësimi i performancës dhe grantit të performancës do të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ. Për atë arsye kemi menduar që ia vlen kësaj radhe ta bëjmë më publik këtë nisje të procesit”, tha ai.

Udhëheqësi i Divizionit për Performancë Komunale, Haxhi Krasniqi, tha se sot lansohet thirrja për vlerësimin e performancës së komunave, ku shënohet edhe vlerësimi përfundimtar të shërbimeve komunale.

“Kemi tri cikle që kjo pjesë do të vlerësohet. Është pjesa organizative që sot pas kësaj konference do ta kemi në sistemin e menaxhimit të performancës. Thirrjen për raportim që thirrja për raportim të këtyre shërbimeve do të jetë 45 ditë të plota që brenda këtyre 45 ditëve do të kemi vlerësim paraprak, një verifikim sipërfaqësor të këtyre të dhënave që komunat do t’i raportojnë. Pas përfundimit të 45 ditëve do të kemi edhe pjesën e verifikimit kryesor që do t’i nënshtrohet treguesve të caktuar dhe ajo do të bëhet përmes monstrimit të treguesve”, u shpreh ai.

Sipas tij, MAPL ka qenë në fazën e ndryshimeve të kuadrit ligjor këtë vit dhe të dokumenteve tjera përcjellëse.

Krasniqi shtoi se është përshtatur dokumenti kryesor dhe rregullat e grantit me Ligjin për Performancë Komunale dhe Udhëzimin Administrativ.

“Do të kap vlerën tetë milionë euro. Sipas informacioneve preliminare që kam, granti i performancës nga qeveria do të jetë diku rreth katër milionë euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët pjesën e tyre, që përfshin pjesën e 3,5 milionë euro. Kjo do të bëhet përmes rregullave të grantit të performancës, që janë lansuar çdo vit. Por, këtë vit kemi rregulla më specifike sepse janë të parapara me udhëzimin administrativ dhe për herë të parë bëhet rregull ligjor granti i performancës së komunave. Dhe do të përpiqemi çdo herë që komunat të trajtohen me standarde të njëjta, përmes sistemit të menaxhimin të performancës”, theksoi ai./KP

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika