Hapet tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogorasë është hapur për qarkullim. Në përurimin e këtij tuneli ka marrë pjesë vet kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se kjo vepër do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë

Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të Shqipërisë, tuneli i Llogarasë, është hapur sot(e premte) zyrtarisht për përdorim.

Të pranishëm në ceremonin e hapjes janë kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.

Tuneli i Llogorasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë, i cili u hap përpara afatit përfundimtar, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet pagesa për automjetet.

Hapja e tunelit të Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut

Shija e redaktorit

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Të fundit nga rubrika