Peleshi: Baza ajrore, një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh se “sot, deklarojmë zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës, një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Do të shërbejë si bazë ajrore teknike”. Peleshi u shpreh falënderues për të gjithë ata që punuan drejt rikthimit të bazës ajrore. “Më lejoni, të shpreh falënderim për këdo […]
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh se “sot, deklarojmë zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës, një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Do të shërbejë si bazë ajrore teknike”.
Peleshi u shpreh falënderues për të gjithë ata që punuan drejt rikthimit të bazës ajrore.
“Më lejoni, të shpreh falënderim për këdo që punoi për rikthimin në shkëlqim të plotë të bazës ajrore të NATO-s. Mirënjohje të gjithëve për prezencën dhe ndihmën tuaj. “
Sipas Peleshit, data 4 mars do të skalitet si dita kur pilotët amerikanë dhe italianë fluturuan mbi qiellin e Kuçovës.















