Hapja e tregut: mijëra biznese të vogla shpërfillën thirrjen për paraqitjen e dëshmive
Shpërfillja që dhjetëra mijëra biznese të vogla i bënë thirrjes dhe afateve nga KESCO dhe ZRRE, bëri që këto dy të fundit të mos i nxjerrin ato me automatizëm në tregun e hapur më 1 qershor, ndryshe nga siç kishin paralajmëruar. Në kuadër procesit të hapjes së tregut të energjisë elektrike, KESCO dhe ZRRE kishin […]
Shpërfillja që dhjetëra mijëra biznese të vogla i bënë thirrjes dhe afateve nga KESCO dhe ZRRE, bëri që këto dy të fundit të mos i nxjerrin ato me automatizëm në tregun e hapur më 1 qershor, ndryshe nga siç kishin paralajmëruar.
Në kuadër procesit të hapjes së tregut të energjisë elektrike, KESCO dhe ZRRE kishin njoftuar se bizneset e vogla duhet të paraqesin dëshmi, se nuk i përkasin kategorive me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë 10 milionë euro qarkullim vjetor, si kusht për të vazhduar furnizimin me çmime të rregulluara.
Përkundër disa zgjatjesh të afatit për paraqitjen e dëshmive, numri i bizneseve që nuk iu përgjigjën thirrjes mbeti i madh.
Në këto rrethana, përjashtuar rreth 1300 bizneseve të mëdha, të tjerat nuk kaluan me automatizëm në tregun e hapur.
Pa treguar arsyet, në KESCO pranuan se po vazhdojnë t’i furnizojnë bizneset e vogla që nuk paraqitën dëshmitë.
“KESCO si furnizues vepron sipas udhëzimeve të dhëna nga ZRrE. Aktualisht, ne jemi duke vazhduar procesin e identifikimit, sipas udhëzimeve që na janë dhënë. Deri në momentin që lëshohet ndonjë udhëzim tjetër po nga Rregullatori, këta konsumatorë do të vazhdojnë të furnizohen me energji elektrike si Furnizues i Shërbimit Universal”, kanë deklaruar nga KESCO.
Përkundër pritjes për gati dy javë, në Zyrën e Rregullatorit për Energji nuk dhanë përgjigje për të sqaruar situatën aktuale dhe të ardhmen.
Kësisoj mbetet e paqartë e ardhmja e furnizimit të bizneseve që nuk paraqitën dëshmitë – konkretisht nëse do të vazhdojnë me tarifa të rregulluara apo do të nxirren në tregun e hapur sikur bizneset e mëdha.
🔴LAJMET 19:30 -KUSH ËSHTË SERBI QË KOSOVA IA HOQI SHTETËSINË?















