Haradinaj: AAK-së po i bashkohen njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat, po e shohin si alternativën më serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në një vizitë në Gjermani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një vizitë në Gjermani, në bashkëbisedim me bashkatdhetarët ka theksuar se njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat po i bashkohen Aleancës.

Kështu shkroi ai në një postim në Facebook, ku tha se ata po i bashkohen AAK-së sepse sipas tij po e shohin si alternativën më serioze politike.

“Falë një pune përkushtuese të strukturave, Aleanca po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv në diasporë. Bashkatdhetarë të shumtë, njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së, ka potencuar se AAK-ja e ndjen peshën dhe rëndësinë që ka mërgata, me mirënjohje të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetndërtimit.

“Është kënaqësi e veçantë që sa herë që jam në Gjermani, shoh nga afër punën serioze që bëhet falë strukturave të Aleancës në këtë shtet, udhëhequr nga Ukë Blakaj”.

“Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit, janë edhe partnerët tanë në zhvillim, sepse Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika