Haradinaj akuzon Kurtin për bllokadë politike: Nuk mund të jesh edhe kryeministër edhe deputet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit por që 15 ministrat e tij kanë refuzuan të zgjedhin mes qeverisë dhe mandatit të deputetit. Teksa kjo situatë u krijua, partitë opozitare e quan shkelje të Kushtetutës dhe nuk votuan konform komisionit për verifikimin e mandatit të deputetëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit por që 15 ministrat e tij kanë refuzuan të zgjedhin mes qeverisë dhe mandatit të deputetit. Teksa kjo situatë u krijua, partitë opozitare e quan shkelje të Kushtetutës dhe nuk votuan konform komisionit për verifikimin e mandatit të deputetëve si pika e parë e ditës për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit dhe ministrave në detyrë për zhbllokimin e situatës aktuale në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj u shpreh se Kurti nuk mundet me qëndru i ulur në 2 karrige njëkohësisht, edhe si kryeministër apo edhe si deputetë. Ai shtoi se opozita nuk munden ta shkelin Kushtetutën me votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

“Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet. Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin. Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta.”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika