Haradinaj: Albin Kurti është shefi i të korruptuarve, është krijuesi i modelit të korrupsionit lidhje e shkurtër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, “është shefi i të korruptuarve, është krijuesi i modelit të korrupsionit lidhje e shkurtër”.

Kështu ka thënë ai gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet në lidhje me zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kam paralajmëruar disa herë rrezikun e lidhjeve të shkurtra si korrupsioni më i rrezikshëm për të cilin VV është përcaktuar. LVV ka aplikuar një model korruptiv të lidhjeve të shkurta, i cili si i tillë i del nga kontrolli edhe vendimmarrësve në VV. Po flasim për një model të veçantë, modeli i korrupsionit të VV njihet apo quhet lidhje e shkurtër korruptive. Si ndodhë kjo? Kur në një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat e vendimmarrësve të kryeministrit i cili personalisht i ka intervistuar këta”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kryeministri Kurti, LVV-ja dhe vendimmarrësit e tyre e kanë përcaktim lidhjen e shkurtër si model të korrupsionit.

“Albin Kurti personalisht ka intervistuar deri te anëtarët e Bordit të kompanive të ujësjellësve. Nuk ka mundur dikush të marrë një detyrë përgjegjëse as në KEK, as Bord, as në kompani publike të tjera, ku ka interesa financiare pa u intervistuar nga Kurti. Kjo, sepse ai ka shprehur mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besuar se vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar. Tani nuk mund të dalin kundër dostave, por kundër prokurorit”.

Ai vlerëson se kjo seancë është e dobishme jo për veprimin e prokurorit, por për të ka rëndësi sepse kryeministri i Kosovës, ai që mbron Kushtetutën dhe ligjin ka mbrojtur njeriun e arrestuar dhe jo prokurorin.

Kjo sepse siç thotë ai, Kurti “është i shantazhuar nga dostat”.

“Kjo sjellje e tij të vijë këtu t’i mbrojë dostat e tregon krejt kupollën e korrupsionit si lidhje e shkurtër, si korrupsion i lidhjes së shkurtër. Ky korrupsion i lidhjes së shkurtër, ka shef, ai është Albin Kurti. Pozicionimi në anën e dostave nga kryeministri është krim ndaj ligjit, ndaj demokracisë, është vepër penale. Një kryeministër kur vjen në këtë foltore dhe mbron të arrestuarin e ka një zor të madh”.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të bëhet me ligjin dhe prokurorin.

“Detyra jonë është që t’i tregojmë shefit të korrupsionit që do të përfundojë me dostat, një ditë do të jesh edhe ti me dostat. Ndaju sot sa nuk është bërë vonë, që ta shpëtosh demokracinë tonë dhe sistemin tonë shoqëror. Kryeministër bëhu me ligjin, me prokurorin”.

 

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika