Haradinaj: Aleanca konfirmoi fuqinë politike
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar procesin si shembull të demokracisë funksionale në Kosovë dhe duke falënderuar të gjitha institucionet për organizimin me standarde të larta. Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve konfirmojnë forcën dhe stabilitetin politik të […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar procesin si shembull të demokracisë funksionale në Kosovë dhe duke falënderuar të gjitha institucionet për organizimin me standarde të larta.
Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve konfirmojnë forcën dhe stabilitetin politik të AAK-së, e cila ka fituar në pesë komuna ku ka qeverisur deri më tani: Gjakovë, Suharekë, Deçan, Rahovec dhe Klinë.
Përveç kësaj, Aleanca pritet të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në mbi dhjetë komuna të tjera dhe do të përfaqësohet me 98 asambleistë në kuvendet komunale.
“Edhe një herë, Kosova dëshmoi se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike. Me këtë rast, shpreh vlerësimin dhe falënderimin tim për të gjitha institucionet e vendit për punën e shkëlqyer që kanë bërë.















