Haradinaj: Asociacioni po përdoret si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, duan që Asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë.

Sipas tij, ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet.

“Prandaj, të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si ‘mbulesë’ për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka theksuar se këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës.

“Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan”, shtoi ai.

Kreu i AAK-së ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në marrëveshjen për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

“Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është ‘marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë’, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE”, ka theksuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika