Haradinaj: Ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës, do të përfundojnë me turp

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë veç e veç, për të qenë zot në shtëpinë e vet. Ndërkaq, ai ka theksuar se ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës, do të përfundojnë me turp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër, veçse të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet.

Ai ka theksuar se ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës, do të përfundojnë me turp.

“Ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës, do të përfundojnë me turp.Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër, përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka theksuar se interesi i shqiptarëve dhe serbëve është të jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe në paqe.

“Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenar të destabilizimit të situatës, e të cilët, fatkeqësisht nuk janë pak, do të përfundojnë me turp. Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri-tjetrit e në paqe, dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, Haradinaj ka theksuar se historia nuk mund të kthehet mbrapsht, dhe ka bërë thirrje që të tjerët të heqin dorë nga ‘skenarët’.

“Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu. Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!’, ka përfunduar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika