Haradinaj bën homazhe në Bllacë: Eksodi i 1999-ës do të mbahet mend gjatë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në memorialin “Bllaca 99”, me rastin e 24-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99”, me rastin e 24-vjetorit të eksodit masiv të popullatës shqiptare.

Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.

Gjatë homazheve, Haradinaj ka thënë se eksodi i vitit 1999 do të mbahet mend gjatë në memorien e tyre.

“Jemi këtu për t’i përkujtuar shqiptarët e Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pa pasur mundësi me marrë asgjë me vete, por vetëm me shpëtu jetën. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajtur me javë të tëra, pra burra, gra e fëmijë e pleq, dhe siç e dimë numri i tyre është mbi një milion e gjysmë”, është shprehur Haradinaj raporton EO.

Këtë të hënë është shënuar 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës së viteve 1998-1999, ata u detyruan nga forcat serbe të shpërngulen në Shqipëri e Maqedoni.

Për ta shënuar këtë ditë, në Qendrën Përkujtimore Bllacë në Han të Elezit, duke nisur nga ora 10:00, do të mbahet manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”, me ç’rast, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Trojet e Veta do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që kanë ndihmuar refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës së vitit 1998-99.

Gjithashtu në Bllacë, fotografi Asllan Krasniqit do të nxjerrë nga arkivi i tij për herë të parë pas 24 vjetësh dhe do të hapë ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit ’99 në Bllacë, Stenkoc dhe Çegran”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika