Haradinaj bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherazi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, ai ka cituar se figurat që kanë kontribuuar për Kosovën, duhen kujtuar.

“Janë qindra mijëra njerëz që duhet kujtuar gjithmonë e në çdo përvjetor të pavarësisë. Shqiptarë që ndër breza dhanë nga jeta e tyre, nga gjaku i tyre, nga pasuria e tyre, për të sotmen e Kosovës”.

“Përjetësisht nderim për gjithë të rënët për liri dhe gjithë ata që kontribuuan ta gëzojmë këtë ditë”, ka theksuar ndër të tjera Haradinaj.

Ai shtoi se vetëm duke e kujtuar e nderuar të djeshmen, e respektojmë dhe e nderojmë Kosovën e sotme të pavarur.

“Në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e saj”.

Haradinaj, poashtu, gjatë mëngjesit të së premtes, ka vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Me këtë rast, ai ka thënë se nderimi për Jasharajt është i përhershëm.

“Në Prekaz, aty ku buron liria. Nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re”, ka theksuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika