Haradinaj: Beteja e Koshares, njëra ndër betejat më të përgjakshme të UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se kjo betejë është njëra ndër ato më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se kjo betejë është njëra ndër ato më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në 24-vjetorin e saj, i kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë; Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe dëshmorët e tjerë, që me guximin dhe gjakun e tyre shënuan njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës të luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë se thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, ka ndërruar rrjedhën historisë dhe i ka dhënë mesazh të qartë “armikut se shqiptarët asnjëherë nuk e pranojnë robërinë”.

Ai është shprehur mirënjohës për kontributin e luftëtarëve të lirisë dhe sakrificën e dëshmorëve.

24 vjet nga Beteja e Koshares

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika