Haradinaj: Detyrë e Qeverisë t’i sigurojë tekstet shkollore, çdo justifikim është qesharak

Gjersa deklaroi se arsyetimet e Qeveri8së për mos-shpërndarjen e librave shkollor mbeten "qesharake", kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj deklaroi se mbetet detyrë e Qeverisë të sigurohen tekstet

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është detyrë e Qeverisë së Kosovës t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se justifikimet e qeverisë, sipas tij, mbesin qesharake, gjersa parashtroi edhe disa pyetje për kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën? Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që iu bënë mësimdhënësve me paga. Kur është boll për Kurtin?!”, ka shkruar Haradinaj.

Propozimi i Ministrisë që tekstet shkollore të mos shpërndahen sikurse viteve të kaluara, por paratë t’u kalohen në llogari prindërve e më pas ata t’i blejnë vetë, ka nxitur kritika të shumta.

Ministria e Arsimit është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Ministrja Arbërie Nagavci, në një konferencë për media, tha se kjo është bërë në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqpërdorime të çmimeve me libra shkollor.

Nga opozita është kërkuar dorëheqja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sfidues vlerësohet propozimi i MASHTI-t për tekstet shkollore

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika