Haradinaj drejtuar Kurtit: Kërkoj që me urgjencë të pranoni kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka dërguar kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, ku i ka kërkuar që të pranojë me urgjence kërkesën e Shteteve të Bashkaura të Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendit për targat ilegale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur letrën që ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Haradniaj iu ka drejtuar Kurtit duke thënë po e përcjellë me shqetësim situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të fundi të Kurtit për targa.

“Me shqetësim po e përcjell situatën e sigurisë në veri të vendit, pas vendimit tuaj të fundit për targat. Askush, as brenda Kosovës e as partnerët tonë ndërkombëtar nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të zbatuar ligjin në mbarë territorin e vendit. Por, momenti aktual është i ndjeshëm dhe kërkon maturi e gjakftohtësi, në mënyrë që të mos rrezikohet procesi drejt Marrëveshjes Finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka kërkuar Kurtit që të pranojë me urgjence kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendit për targat ilegale.

“Prandaj, ju kërkoj që me urgjencë të pranoni kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërprenë veprimet që keni marrë deri tani për zbatimin e vendimit në fjalë”, ka vazhduar Haradinaj.

Haradinaj ka vazhduar duke thëne se në Marrëveshjen Finale me Serbinë të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim në plotni me ShBA-të.

Haradinaj e ka përfunduar letrën për Kurtin duke thënë “Ju inkurajoj që të kërkoni ndihmën e Këshilltarit Nacional për Siguri të presidentit Biden, z. Jake Sullivan për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon, deri në Marrëveshjen Finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika