Haradinaj e kërcënon Kurtin për listat e veteranëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kërcënuar publikisht, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për listat e veteranëve.

Ai gjatë emisionit “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, i ka bërë thirrje Kurtit që ta ndalojë “lojën” me këtë kategori.

“Kurti po do të bëjë të njëjtën gjë. I kam duruar krejt shpifjet e dallaveret e tij, e të tyre, ka ndodhur një proces gjyqësor, mos luaj më shumë me këto kategori, mos u tall më me to. Ky është kërcënim publik dhe serioz. Nuk durojmë më”, është shprehur Haradinaj.

Siç ka theksuar Haradinaj, mosrritja e pagave dhe rishikimi i listave të veteranëve do ta nxjerrin atë në rrugë për të protestuar.

Ai ka thënë se, Kurti nuk ishte në Zonën Operative të Dukagjinit, për të konstatuar numrin e veteranëve.

“Kur është bërë zona e lirë, ne kemi pasur mbi 10 mijë ushtarë, njerëz me armë. Mos të ofendohen këta njerëz. Albin Kurti e ka pasur për zgjedhje këtë tezë me veteranët. Votat i ka marrë, dhe mjaft më me ofendime”, ka vazhduar Haradinaj.

Sipas tij, Kurti është i detyruar që ta rritë pagën minimale, në të cilën do të përfshihen edhe veteranët.

“Albin Kurti nuk mund të fshihet më. Nuk ka çare pa e rrit pagën minimale. Nuk ka çare pa i përfshirë edhe veteranët dhe kategoritë e lirisë në të njëjtat kritere. Unë po ia jap sot një paralajmërim Kurtit, po i ofendove veteranët, do të më kesh me ta në rrugë. Dhe nuk të falim, pasi je duke bërë shaka”, është shprehur ai.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, të mërkurën e 30 marsit, e kishte akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe AAK-në, se, të njëjtat, në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë futur personat të cilët nuk ishin pjesë e fushëbetejës.

Ai përmes një postimi në Facebook, këto dy parti politike i ka konisderuar si “fabrika prodhuese” të dëmeve të luftës.

“Veteranët e rrejshëm, titullin e tyre nuk e kanë marrë në fushëbeteja të luftës, por, në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Ndryshe, kryeministri Kurti në një debat televiziv kishte deklaruar se, nuk mund të jenë më shumë se 20 mijë veteranë të luftës.

“Nuk ka teori mbi 20 mijë veteranë të luftës. Mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë, pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta edhe mbi 60 mijë, por, veteranë nuk mund ta jenë më shumë se 20 mijë”, kishte thënë ai.

Ai kishte theksuar se, qeveria e udhëhequr nga vetë ai, planifikon të bëjë një hetim sa i përket kësaj liste.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika