Haradinaj: Edhe pse kam provuar ta këshilloj kryeministrin, Kurti ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në këtë fazë kanë mundësi që të përfundojnë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, marrëveshje kjo që sipas tij do t'i hapte rrugë vendin për NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në këtë fazë kanë mundësi që të përfundojnë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë. Kjo marrëveshje sipas tij “do t’i hapte vendit tonë rrugën për antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”.

“Edhe pse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces. Për këtë proces jetik për Kosovën, bashkëbisedova sonte me qytetarët në Drenas”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka shtuar se në takimin me qytetarët e Drenasit ka shprehur besimin për aleatët strategjik dhe ka shprehur shqetësimin për “paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike”.

Haradinaj kla theksuar se “Kosova duhet të bëjë hapa shumë të kujdesshëm në koordinim me aleatët, pasi që vendimet që merren tani, do të ndikojnë jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për brezat që vijnë”.





Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika