Haradinaj falënderon nënshkruesit e letrës në mbështetje të Kosovës dërguar drejt ShBA-së dhe BE-së

Kryetari i AAK-së ka shprehur mirënjohjen ndaj politikanëve të shteteve mike të Kosovës, të cilët i janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës, liderëve në BE, Washington dhe Britani të Madhe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar nënshkruesit e letrës dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, ku kërkohet qasje e barabartë për Kosovën dhe Serbinë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky akt është vulë se Kosova është euroatlantike.

“Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Britanisë dhe Washingtonit në mbështetje të Kosovës. Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me SHBA-në në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika