Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se janë shembull i idealit të luftëtarit të lirisë.

Haradinaj përmes një postimi në ">“Facebook” ka thënë se Fehmia dhe Xhevë Lladrovci kanë qëndruar të palëkundur në çdo sfidë të përbashkët.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë. Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike”, shkroi Haradinaj.

Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj kujtoi edhe rënien në altarin e lirisë edhe Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi.

Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë edhe bashkëluftëtarët e tyre; Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi.