Haradinaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK

Haradinaj, ka treguar për punën që e ka bërë ai dhe partia e tij AAK, lidhur me qeverisjen e vendit në katër vitet e fundit

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të premten, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në AAK.

Ai ka thënë se në pesë muajit e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.

“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas”, ka thënë Haradinaj.

Ai ndër të tjera ka shtuar se, zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme.

“Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”, ka thënë ai.

Haradinaj, më tutje ka shtuar që risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, ku ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diallza Kukajn, një e re dhe e përgatitur si duhet për këtë pozitë.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme të AAK, është rikonfirmuar përcaktimi i tyre për rend dhe ligj, për shtet të fortë e të zhvilluar e të rreshtuar me botën perëndimore të udhëhequr nga Amerika, me orientimin e pandryshueshëm, anëtarësimin në NATO dhe BE.

Krejt në fund i pari i AAK-së, ka treguar për punën që e ka bërë ai dhe partia e tij lidhur me qeverisjen e vendit në katër vitet e fundit.

“Aleanca në katër vitet që kaluan, ka luajtur një rol konstruktiv e domethënës në skenën politike e shtetërore në Kosovë. Për dy vite kemi udhëhequr me Qeverinë, e për rreth një vit, kemi qenë në bashkëqeverisje. Gjatë drejtimit të qeverisë, kemi arritur t’i kryejmë shumë punë të rëndësishme për vendin”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas tij, gjatë drejtimit të qeverisë, partia e tij ka arritur të përfundojë punë shumë të rëndësishme për vendin.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika