Haradinaj: I ftojmë shqiptarët të angazhohen në institucionet e Malit të Zi dhe të mbështesin orientimin proamerikan dhe proevropian
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar situatën politike në Malin e Zi dhe ka thënë se shqiptarët janë faktorë për ta tejkaluar krizën politike në shtetin malazez, duke qëndruar në një linjë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më tej, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, […]
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar situatën politike në Malin e Zi dhe ka thënë se shqiptarët janë faktorë për ta tejkaluar krizën politike në shtetin malazez, duke qëndruar në një linjë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më tej, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, i ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë në të gjitha institucionet e Malit të Zi.
“Ftojmë faktorin politik shqiptar që në këto procese, tani dhe në të ardhmen, pjesëmarrjen dhe reflektimin e vullnetit të qytetarëve shqiptar në të gjitha institucionet e Malit të Zi, ta shohin para së gjithash në dritë të domosdoshmërisë së orientimit pro amerikan dhe pro evropian. Çfardo qasje tjetër nga cilido akter në Mal të Zi do të ishte i dëmshëm për rajonin në aspektin afatshkurtër, por edhe për vet Malin e Zi në një perspektivë afatgjate”, ka shkruar Haradianj.
Ndërkohë, ai ka thënë se shqiptarët si komb janë në linjë me politikën e jashtme të SHBA-së.
“Si vend e komb, jemi gjithmonë në linjë me politikën e jashtme të SHBA-ve, sa i përket zhvillimeve në rajon si dhe atyre globale. Në këtë kontekst konsiderojmë që formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian, fqinjësinë e mirë dhe refuzimin e ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme destruktive nga ana e Serbisë dhe partnerit të saj, Rusisë”, ka përfunduar Haradianaj.















