Haradinaj i kërkon Escobar-it të ngrihet niveli i marrëdhënieve Kosovë – SHBA
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se ka kërkuar të ngrihet niveli i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-ShBA. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka kërkuar nga Escobar që agjenda e shtetit të Kosovës të orientohet drejt anëtarësimit në NATO. Ai […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se ka kërkuar të ngrihet niveli i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-ShBA.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka kërkuar nga Escobar që agjenda e shtetit të Kosovës të orientohet drejt anëtarësimit në NATO.
Ai e ka vlerësuar vizitën e dërguarit amerikan si një moment kyç për vendin dhe rajonin.
“Ishte kënaqësi të takohemi sonte me emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë. Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Gjithashtu, ai ka theksuar nevojën për një bashkëpunim të plotë me SHBA-në dhe shtoi se ka progres në marrëdhëniet bilaterale Kosovë-ShBA, por, sipas tij, është thelbësore që qeveria të shtrijë agjendën me përgjegjësi të lartë drejt integrimit në NATO.















