Haradinaj i reagon kryetarit të Pejës: Ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhirit. Haradinaj ka thënë se kryetari i Pejës e ka akuzuar për demarkacionin me Malin e Zi.

“Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë “kopilin te dera”, duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera”, ka shkruar në reagimin e tij Haradinaj.

Sipas ish-kryeministrit, ai kishte bërë aq sa kishte qenë e mundur për të ndrequr atë që ishte e pandershme. Më tej Haradinaj ka thënë se mirë është që kryetari i Pejës të flasë për ata që e kanë bërë asociacionin dhe demarkacionin.

“Unë dhe partia ime, duke qenë krejtësisht vetëm në këtë temë, kemi bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi, kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika