Haradinaj u bën thirrje qytetarëve serbëve të mos bien pre e politikave shkurtpamëse

Ramush Haradinaj, AAK

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që të mos bien pre e provokimit të politikanëve, siç i quajti ai, “shkurtpamës” në protestën që pritet të mbahet sot.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, ka shkruar se “urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë”

“Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.

Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të paalternativë.

Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, vijoi Haradinaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika