Haradinaj: Jim Xhema, shembull si punohet për kombin nga çdo cep i botës
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me veprimtarin e çështjes kombëtare, Jim Xhema, këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facbook. Sipas Haradinajt, Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga çdo cep i botës. “Me veprimtarinë e tij atdhedashëse, Jim Xhema është shembulli më i mirë […]
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me veprimtarin e çështjes kombëtare, Jim Xhema, këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facbook.
Sipas Haradinajt, Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga çdo cep i botës.
“Me veprimtarinë e tij atdhedashëse, Jim Xhema është shembulli më i mirë se si punohet për kombin nga secili cep i botës. Mirënjohje për kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.
Kontributi i Jim Xhemës për Kosovën është i kahmotshëm për mbi tri dekada.















