Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Ta kthejë mandatin te populli

Kryetari i AAK-së, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli pasi sipas tij "situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli.

Ky reagim i tij në Facebook vjen pasi thotë se pati “dështim” në takimin e djeshëm në Bruksel.

“Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe Qeveria e tij. Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, nëse Kurti nuk reflekton, duhet të shkarkohet me mocion.

“Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyesë popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigjja më e mirë. Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit. Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të enjten, kryeministri i Kosovës, Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u takuan në Bruksel, takim ky që përfundoi pa ndonjë pajtim në mes të palëve.

BE-ja ka thënë se Kurti nuk e ka pranuar propozimin e tyre, ndërsa Vuçiqi po.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se “Kushtëzimi i Serbisë është kthyer në qëndrim të emisarëve të BE-së”, ndërsa në anën tjetër Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika