Haradinaj kërkon nga Qeveria që t’i rrisë pagat në sektorin publik

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që t'i rrisë pagat në sektorin publik e jo vetëm për kategori të veçanta. Ai ka thënë se nëse vazhdohet me këtë trend të pagave deri më 1 janar, do të ketë ikje të shumë profesionistëve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria që ta rishikojë buxhetin.

Ai ka kërkuar që Qeveria t’i rrisë pagat, pasi sipas tij, nëse Qeveria vazhdon me këtë trend të pagave, do të ketë ikje të shumë profesionistëve nga sektori publik e privat.

Sipas tij, duhet të ketë rritje në të gjitha kategoritë dhe jo disa të veçohen.

“Qeveria ka kohë që ua ka hequr rrezikshmërinë Policisë së Kosovës. Logjika e tillë është e pakuptimtë. Deri në qershor kërkoj nga Qeveria që të bëjë një plan qe buxhetin e paraparë për pagat. Pra, për të gjithë sektorin publik, jo vetëm për një kategori. Mos lejoni që buxheti të mos implementohet e pagat të mos rriten. Nëse nuk rriten pagat deri më një janar, do të mbani përgjegjësi”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe është rritur luksi pushtetar, ndërsa i vetmi zhvillim i mirë, sipas tij, deri më sot janë mallrat dhe shërbimet.

“Më 1 janar e kemi liberalizimin e vizave, nëse vazhdojmë me fjetjen e Qeverisë, nëse vazhdojmë me këto paga, do të humbim shumë profesionistë nga sektori publik. Nëse nuk keni vizion për rritje të pagave, mos i dëmtoni punëtorët. Si ka logjikë të mos ketë rritje të pagave, ku e kemi kujdesin ndaj vetvetes, pse presim të na respektojnë të tjerët nëse nuk kemi plan të rritjes së pagave. Paga 600 dikur sot e ka vlerën 400”, ka vijuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika