Haradinaj: Kjo qeveri, duke mos investuar në buxhet, i shkakton humbje Kosovës- kryeministër, gjeje mënyrën dhe vepro

Kjo është rritja më e vogël e një buxheti që nga çlirimi i vendit, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka folur për projektbuxhetin e vitit 2024

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja nominale prej 102 milionë eurosh është zvogëlim real i buxhetit.

Kështu tha ai gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2024.

“Kjo është rritja më e vogël e një buxheti që nga çlirimi i vendit. Shqetësuese në veçanti është nënçmimi që iu bëhet disa kategorive, si Policia e Kosovës, shëndetësia, drejtësia e të tjerë të dëmtuar nga Qeveria, nga mohimi i pagesës së shtesave. Dyfishimi i pagave, kryeministër, nëse vërtetë je i interesuar për sigurinë, nuk i shpenzon paratë kur i investon ato. Gjeje një mënyrë, një formulë dhe vepro. Po i bëni dëm të madh këtij vendi”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, investimet kapitale nuk mundësojnë ndonjë zhvillim ekonomik, dhe për të njëjtat Haradinaj thotë se praktikisht janë stagnim.

“Asnjë nga projektet në shëndetësi e arsim nuk do të kryhen vitin që vjen. Qeveria e Kosovës në kohën e zhvillimeve të sigurisë e të rendit të ligjit bart 50 milionë eurot e këtij viti në vitin tjetër, në Ministrinë e Brendshme”.

“Mund të themi se kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk e investon buxhetin dhe atë qëllimshëm ndër vite. Ekonomisë së Kosovës kjo qeveri ia ka mohuar një milion investime. Kjo qeveri duke mos investuar buxhetin i shkakton humbje Kosovës në të gjithë sektorët”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika