Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, në përvjetorin e rënies së tij, duke e vlerësuar si një nga figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Rexha, i njohur si Drini, ishte një udhëheqës vizionar dhe me aftësi të veçanta organizative.
Në këtë përkujtim, Haradinaj ka rikujtuar edhe sakrificat e banorëve të Kashicës, Staradranit dhe Terstenikut gjatë vitit 1999, duke veçuar gjithashtu Betejën e Llapushnikut, të zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj 1998, të cilën e ka cilësuar si një nga betejat më të lavdishme të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
“Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme. I afërt dhe i respektuar nga të gjithë, humbja e tij ishte një goditje e madhe për vendin dhe një dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët.