Haradinaj konfirmon se do të udhëtojë në ShBA

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në fund të këtij muaji do të udhëtojë për vizitë zyrtare në ShBA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të udhëtojë në fund të muajit janar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini zëdhënësi i AAK-së, Lulezim Blaka.

“Haradinaj në fund të këtij muaji, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë zyrtare. Për detaje të takimeve do të ju informojmë me kohë”, ka thënë Blaka.

Ndryshe, viti 2023 është paraparë të jetë vit i dinamizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilit synohet përmbyllja e këtij procesi, e vizitat e diplomatëve ndërkombëtarë gjatë kohës së fundit në Kosovë vetëm se janë shtuar.

Të mërkurën e 11 janarit për vizitë në Kosovë ishte Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ndërkaq, të premten e 20 janarit, për vizitë ishin pesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përshpejtuar procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika