Haradinaj: Kosova është vonë me draftstatutin, nuk e jep efektin e duhur
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me draftstatutin për Asociacionin që Kosova po përgatit që të dërgojë në Kushtetuese deri në fund të muajit. Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me draftstatutin për Asociacionin që Kosova po përgatit që të dërgojë në Kushtetuese deri në fund të muajit.
Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të keq nuk e jep efektin e duhur.
“Unë besoj se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të keq nuk i jep efektin e duhur, megjithatë është mirë që drafti që shkon të jetë i punuar prej Kosovës, mendoj që është shumë ma mirë që të jetë një draft i Kosovës. E kam kërkuar këtë edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj.
Sot, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.
Ajo ka njoftuar se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë qeveria dhe jo draftin evropian.
“Dorëzohet” qeveria – po përgatit një draftstatut për Asociacionin















