Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të synuar diskutimin e kandidaturës së vendit për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës, i cili do të mbahet në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se, pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion, ky objektiv mund të arrihet përmes një angazhimi serioz institucional.
Ai ka kujtuar rolin e NATO-s në ndërhyrjen në Kosovë, duke e cilësuar Aleancën si “aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë” që, sipas tij, e shpëtoi popullin e Kosovës nga gjenocidi.
Ai ka kritikuar ata që nuk e mbështesin këtë synim, duke thënë se mosmbështetja e anëtarësimit në NATO tregon, sipas tij, mungesë të vizionit ose moskuptim të përgjegjësisë institucionale.
