Haradinaj kritikon Kurtin pas shpërthimit në Zubin Potok: Mjaft më me filma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të fundit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë qasjeje proaktive dhe politika të gabuara në veriun e vendit.

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpritet furnizimi me ujë të pijes

Haradinaj tha se shpërthimet e fundit, përfshirë atë në Zubin Potok, janë dëshmi e paaftësisë së institucioneve për të menaxhuar situatën dhe për të mbrojtur infrastrukturën strategjike të Kosovës.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.

Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.

Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.

Mjaft më me filma!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Këto komente vijnë pas shpërthimit që ndodhi në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku u dëmtua rëndë kanali i ujit të Ibër-Lepencit, duke shkaktuar rrjedhje të pakontrolluar të ujit dhe ndërprerje të furnizimit.

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin, ndërsa KRU “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët për ndërprerjen e furnizimit.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika