Haradinaj: Kryeministër, çka po pret? Policia ka të drejtë, respektojeni!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj protestës së NjSI-së dhe të Njësisë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilët kërkojnë kushte më të mira dhe shprehin pakënaqësi për shtesat e ndara nga Qeveria

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

“Kryeministër, çka po pret? Policia ka të drejtë, respektojeni!” i është drejtuar Haradinaj të parit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit, përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës të mërkurën, duke kërkuar kushte më të mira.

Ata i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me shtesat që u janë ndarë nga Qeveria e Kosovës.

“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë sidomos përfshirjen e shtesave të parapara me ligj. Këto dy njësi janë të trajnuara dhe përgatitura me standardet më të larta ndërkombëtare, operatorët e këtyre njësive janë të specializuar dhe certifikuar në luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve dhe në rastin ku cenohet siguria kombëtare përkatësisht janë të specializuara në trajtimin e kërcënime me eksploziv dhe bomba gjithashtu edhe në situata ku rrezikshmëria vlerësohet tejet ekstreme prandaj jemi njësitë elite të Kosovës”, ka thënë një nga pjesëtarët e NJSI-së.

Ai ka thënë se si njësi janë të përgatitur dhe të barabartë me njësitë elite të botës.

“Jemi të përgatitura dhe të barabarta me njësitë elite të botës, një gjë të tillë e dëshmon pjesëmarrja dhe suksesi në shumë operacione policore dhe gara ndërkombëtare në të cilat kemi treguar rezultate të shkëlqyera”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika