Haradinaj kujton Betejën e Zhegocit, të rënët në Sllovi dhe në Lagjen e Boshnjakëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Betejën e Zhegocit, në Sllovi dhe në Lagjen e Boshnjakëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook ka kujtuar Betejën e Zhegocit.

Poashtu edhe të rënët e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit, dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Sipas Haradinajt, 15 prilli i pranverës së fundit në robëri, gjeti pushtuesin në një operacion të gjerë për spastrim etnik, e përballë tyre, luftëtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kujtojmë sot Betejën e Zhegocit dhe nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut – rezistencën dhe sakrificën e luftëtarëve më të zotë të saj! Po të njëjtën ditë, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, armiku do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit, duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë. Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë,” shkruan Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj thotë se drejtësia ende nuk ka rënë në vend.

“Më shumë se dy dekada e drejtësia ende nuk është vënë në vend. Ne nuk do t’i ndalim përpjekjet tona që ata të cilët kryen këto krime të marrin dënimin e merituar.”

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika