Haradinaj kujton dëshmorët e martirët e Rahovecit: Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin dhe bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, kanë kujtuar dëshmorët e martirët e Rahovecit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së, ka thënë se Rahoveci me rrethinë ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri.

“Rahoveci me rrethinë ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri. Në fshatrat si Opterushë e Retijë, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of 14 people and the Tomb of the Unknown Soldier

Ndërkaq sa i përket partneritetit me ShBA-të dhe vendet e tjera të NATO-s, Haradinaj ka thënë se është një zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

“Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik; është një zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm. Në frymën e atyre që kanë shkuar para nesh, të ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën në NATO, Kosovën shtyllë të lirisë, drejtësisë dhe zhvillimit. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona. Kjo është detyrë, privilegj dhe nder për ne. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza”, ka vijuar Haradinaj.

May be an image of 2 people and text

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika