Haradinaj kujton Myrtë Zenelin e Arben Halitin: Sakrifica e tyre është udhërrëfyesi më i mirë për ne

"Sot, me krenari kujtuam dhe nderuam të rënët, që ranë heroikisht në këtë betejë”, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar një nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Myrtë Zeneli.

Në po të njëjtën ditë, u përjetësua edhe Arben Haliti, emrin e të cilit e mbajti Brigada 112 e ZO të Drenicës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “sakrifica e tyre është udhërrëfyesi më i mirë për ne, në angazhimet tona për shtetin siç e ëndërruan ata”.

“Vatrat e Grabanicës, Dollovës, Kpuzit dhe Bokshiqit, ishin në front të luftës kundër armikut. 25 vjet më parë trimat e UÇK-së nga këto anë, zhvilluan betejë të lavdishme, e cila zgjati për tri ditë me radhë. Sot, me krenari kujtuam dhe nderuam të rënët, që ranë heroikisht në këtë betejë”.

“Në atë ditë, u përjetësua njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, Myrtë Zeneli, emrin e të cilit me krenari në fitore të njëpasnjëshme nëpër beteja do ta mbante Brigada 132 e ZO të Dukagjinit, si dhe bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina.Bashkë me miq e bashkëluftëtarë morëm pjesë në zbulimin e shtatorës së heroit, Faruk Elezaj, ku sot u përjetësua në bronz në qytetin e Klinës, me ç’rast theksuam kontributin e tij për lirinë e Kosovë”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika