Haradinaj përkujton rënien e heronjve: Nikë Hajdarj, Zef Gjokaj e Çelë Ukaj mbeten udhërrëfyes për brezat e rinj

Kreu i AAK-së ka përkujtuar heronjtë e luftës, Nikë Hajdarajn, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukajn, në përvjetorin e rënies së tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Nikë Hajdarajn, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukajn, në përvjetorin e rënies së tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ata ishin luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, të cilët para jetës së tyre, e kishin lirinë e popullit të shtypur.

Po ashtu, ai është shprehur i nderuar që i kishte kaluar sfidat e luftës bashkë me Hajdarjn, Gjokajn e Ukajn.

“Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj, Çelë Ukaj, luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur. Kisha nderin që me ta t’i ndajë sfidat e luftës”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, shembulli i këtyre heronjve mbetet udhërrëfyes për brezat e rinj.

“Shembulli i tyre mbetet motivues dhe udhërrëfyes për brezat e rinj, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe, siç ata e ëndërruan. Lavdi e përjetshme”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika