Haradinaj: Kurrë nuk do ta harrojmë kujtimin për shqiptarët e vrarë gjatë luftës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës dhe ditën kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, ka thënë se asnjëherë nuk do ta harrojnë kujtimin për ta dhe se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinja ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Mejës dhe ka reaguar lidhur me ditën kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë.

Haradinaj ka thënë se nuk është rastësi që dita kombëtare e Personave të Zhdukur me dhunë shënohet në ditën e masakrës së Mejës.

Kreu i AAK-së ka thënë se në këtë datë, forcat serbe kanë kryer njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 civilë shqiptarë.

“Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës”, ka shkruar i pari i AAK-së.

Ai është shprehur se kurrë nuk do ta harrojnë kujtimin për ta dhe se nuk do të ndalojnë së kërkuari drejtësi.

“Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, ka përfunduar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika